"Pandemia në Shqipëri është trafiku
Pandemia ne Shqiperi nuk eshte covidi, por trafiku. Perdite po shuhen njerez nga aksidente te tmerrshme, shumica e te cileve jane te parandalueshme. Veshtire te zgjidhet ky problem...sepse ne nuk kemi ndjeshmerine e duhur, as shteti e as individi.
Shteti:
1- perse kemi makina perbindesh ne duar te femijeve? Ku i gjejne keto makina? Nese do me pyesin “kush ne Shqiperi mund te bleje makina te tilla me para te justifikuara?”...mund t’ju permend 50 apo 100 njerez. Nderkohe, ne trafik une shoh pafund makina te tilla. Nga vijne? Eshte detyre e shtetit te merret me kete pjese. Problemi e ka zanafillen te parlamenti, ku shumica e deputeteve (si majtas ashtu edhe djathtas) nuk i justifikojne makinat qe perdorin ata apo familjaret e tyre...familjare te cilet here pas here perfshihen ne aksidente te tilla.
2- policia eshte e pafuqishme per te ndeshkuar shumicen e ketyre makinave. Kur ndalohen ne trafik, lihen te qete sepse jane miku i filanit, djali i deputetit apo kusheriri i nje pushtetari te caktuar...perndryshe polici caktohet ne nje detyre me te rendomte, ne ndonje cep te Shqiperise. Nese nuk i jep shteti kompetenca me te forta policise, kush do ia jape?
3- eshte krijuar perceptimi i pergjithshem qe po pate miq apo para, drejtesia te gjuan me pambuk (gjobe, sherbim prove, etj...), nderkohe qe ne boten moderne njerezit bejne burg per aksidentet rrugore, nese perfundojne me vdekje. Ne letra keshtu eshte edhe kodi yne rrugor...por ketu ka jo vetem ligj, por edhe Maliq. Nese te pushtetshmit do vazhdojne trysnine ndaj drejtesise per denime sa me te buta, kjo pune nuk zgjidhet kurre.
Individi:
1- duam te arrijme 1 minute e me pare ne destinacion, nderkohe qe nuk ka gje me te bollshme se koha ne Shqiperi. Kemi papunesi te larte, nuk eshte se na mbyten punet dhe kemi ndonje urgjence te madhe, apo jo?
2- kemi zero empati si shoqeri. Kur ecim si te cmendur ne trafik, nuk duam t’ja dijme se mund te shkaterrojme jeten e nje te pafajshmi...per rrjedhoje, edhe ai i pafajshmi nuk do ia dije per ne, neser-pasneser, ne nje rruge tjeter te qytetit, apo ne ndonje stacion autobuzi. Empatia te nxit ta heqesh kemben nga gazi.
3- jashte shtetit jemi te qyteteruar ne trafik sepse kemi frike nga ligji. Ketu jo, nuk kemi...kujtojme se po i beme bisht ligjit, do i bejme bisht edhe vdekjes.
Perderisa shteti dhe individi nuk ndryshojne kollaj, zgjidhja afatshkurter mund te jete ngadalesimi i trafikut...te pakten ne rruget interurbane. Shteti le te beje sikur po ben punime mirembajtjeje, te vendose disa birila ne zona te caktuara sidomos ne zona bregdetare, te behen rradhe kilometrike, te nevrikosemi e te furfullojme nen diellin e nxehte, te mpihemi nga kondicioneri i makines...por te pakten te arrijme ne shtepi shendosh e mire.
