Gazetari nga Kosova suprizon moderatorët: Mirënjohje për Ora News!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 18:20
Gazetari Edmond Thaçi nga Kosova, në fund të emisioni “Sport Magazinë”, ku dhe ishte i ftuar u ka bërë një dhuratë moderatorëve si shenjë mirënjohje nga shoqata e gazetarëve në Kosovë.
“Në emër të komitetit të Kosovës, dua të shpreh falënderimet e mia për të vazhduar një traditë e tillë, meqë ne shqiptarët kemi tradita të mira dhe po mundohemi që t’i vazhdojmë ato.
Shpresojë shumë që edhe komuniteti i gazetarëve në Shqipëri duhet të mobilizohet. Ora News dua të falënderoj për gatishmërinë si televizion. Dua të ndajë këtë mirënjohje nga ana e shoqatës së gazetarëve në Kosovë.”
