Aksident në Malësi të Madhe, përplasen dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 16:44
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe.
Siç mund ta shikoni në foto, në aksident janë përfshirë dy makina.
Përplasja ka shkaktuar dëme materiale tek të dy mjetet ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

