Urbanët e Tiranës pa kondicionerë, qytetarët ankohen: Me një "xhiro" rreth Tiranës humb 5 kilogram

Një makth i vërtetë është kthyer transporti i linjave urbane për të gjithë qytetarët përdorues të këtij shërbimi. Në një kohë kur meterologët flasin për temperatura ekstreme të larta, shqetësimi kryesor për qytetarët mbetet ajri i pakondicionuar brenda urbanëve. Me heqjen e aboneve të përgjithshme për 3 muajt e verës pritej që shërbimi i transportit urban të përmirësohej, por duket se për qytetarët akoma asgjë nuk ka ndryshuar.

Në një kohë kur meterologët flasin për temperatura ekstreme të larta, shqetësimi kryesor për të gjithë përdoruesit e transportit urban mbetet ajri i pakondicionuar brenda urbanëve.

Një makth i vërtetë është kthyer transporti i linjave urbane për të gjithë qytetarët përdorues të këtij shërbimi.

Shumë nga linjat e transportit e vuajnë mungesën e ajrit të kondicionuar dhe kjo ka krijuar rritje të pakënaqësisë gati në nivelet maksimale.

"Janë prezent por nuk i hapin.Nuk është e drejtë, duhet ti shërbejnë popullit."

"Shumë keq, Unaza skandal fare. Po hipe në autobus bie 10 kg në peshë, 5 kg, po bere nje xhiro rreth Tirane."

"Nuk ka fare, plasëm nga vapa."

Frekuencat e lëvizjes së autobusëve mbeten një tjetër shqetësim,

"Shumë shqetësuese, jo vetëm rrimë 20 minuta në stacion, por jashtë kontrollit komplet."

Me argumentin e heqjes së aboneve të përgjithshme për 3 muajt e verës pritej që shërbimi i transportit urban të përmirësohej,por duket se për qytetarët akoma asgjë nuk ka ndryshuar.