Dita ndërkombëtare olimpike mbush sheshin e Lezhës me sportistë dhe qytetarë
Lezha u bë pjesë e ditës ndërkombëtare olimpike që zhvillohet në të gjithë botën. Ky aktivitet bëri bashkë sportistë të të gjitha moshave, të cilët u bënë pjesë e lojërave të ndryshme, duke i dhënë qytetit verior një atmosferë festive.
Përfaqësues të Komitetit Olimpik Shqiptar, inkurajojnë të rinjtë për sa më shumë aktivitete fizike, dhe lojëra të ndryshme.
Ylli: Lëvizja olimpike në Lezhë ka qëenë gjithmonë e zhvilluar dhe sot ka treguar zhvillimin e sportit në qytetin e Lezhës.
Duke e quajtur një festë të mrekullueshme, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se pushteti lokal do të jetë përkrah aktiviteteve sportive në çdo kohë.
Ndreu: Është e domosdoshme që pas asaj traume që ka kaluar e gjithë bota dhe ne të rigjallërojmë jetën e qytetit, ti japim më shumë frymë.
Dita Ndërkombetare Olimpike në Lezhë zgjati për disa orë, ndërsa larmia e aktiviteteve sportive tërhoqi vemendjen e shumë qytetareve të cilët kishin mbushur sheshin "Gjergj Kastrioti".