Po vadiste tokën, 61-vjeçari në Divjakë bie aksidentalisht në kanal dhe ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 15:11
Një 61-vjeçar me inicialet V.XH, ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Divjakë pasi dyshohet se duke vaditur tokën ka rënë aksidentalisht në kanal.
Sipas njoftimit të bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.