Videokonferencë për minishengenin, Vuçiç njofton 29 qershorin, pjesë vetëm Tirana dhe Maqedonia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 16:37
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi 29 qershorin si datë për takimin e radhës me anë të një video-konference me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Vuçiç tha se ky takim do të mbahet për përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit.
“Ajo që ka një rëndësi të madhe për ne, është sistemi i lejeve të punës: ai që merr lejen e punës në territorin e njërit prej tre vendeve, të ketë leje pune në të tre vendet. Me këtë do të sigurojmë më shumë fuqi punëtore, që mungon në Serbi”, tha Vuçiç.
Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë sepse kërkon njohjen e pavarësisë nga Serbia përpara se të bëhet pjesë e kësaj nisme rajonale që e cilëson njëzëri në dëm të saj.

