Në burg mjekët dhe sekserët e testeve covid të falsifikuara

Gjykata ka lë burg mjekët dhe sekserët e akuzuar se abuzonin për falsifikim të testeve covid. Vetëm mjekja Marinela Kalaja u la në arrest shtëpie.

Prokuroria dha 15 urdhërndalime pas përgjimeve ku u zbulua se mjekët e sekserët kishin ngritur një grup për të falsifikuar testet covid të laboratorëve privatë.

Përgjimet zbuluan skemën si përfitohej testi covid për 15 – 25 euro.