"Bota nuk na ka parë me syrin e...", ja çfarë mendojnë qytetarët për shtyrjen e negociatave me BE-në
BE vendosi të mos çelë negociatat edhe këtë vit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por si e argumentojnë qytetarët shqiptarë këtë vendim?
Entuziazmi dhe besimi i çeljes së bisedimeve me BE-në duket se me kalimin e viteve dhe pas shumë premtimeve është shuar disi.
Shumë prej tyre mendojnë se kriteret kryesore të vendosura si kusht janë plotësuar e tanimë Shqipëria ka standardet e duhura për procesin e integrimit.
"Ne i kemi plotësuar krejt ato kushtet që kanë qenë."
"Gati ka qenë Shqipëria që para 4-5 vjetësh. Është jo vetëm për fajin tonë, por edhe bota nuk na ka parë me syrin e..."
"Po, po është gati. Krejt kushtet i ka përmbushur, por Evropa ne nuk ka do."
Por ka dhe kritikë të cilët mendojnë që Shqipëria ka ende shumë punë sidomos në aspektin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe korrupsionit në administratë.
"Zgjedhje të lira dhe demokrate, ajo është baza e një shteti. Nuk realizohen zgjedhje të lira duke blerë vota me lekë, presion në administratë."
Shqipëria vijon të mbetet në korridorin e pritjes sa i takon procesit të integrimit. Këtë radhë ishte vetoja e Bullgarisë që bllokoi Maqedoninë e Veriut e si pasojë dhe Shqipërinë.
