Riza: Sllovakia e ndihmoi Spanjën në fitoren e ndeshjes, në përballjen më Kroacinë, fiton kjo e dyta
Në ''Euro 2020" në RTV Ora, specialisti i futbollit Florian Riza u shpreh se Ekipi sllovak e ndihmoi shumë Spanjën në fitoren e ndeshjes.
Sipas tij, në përballjen me Kroacinë, kjo e fundit ka më shumë mundësi fitoreje në fazën tjetër, sepse Spanja e ka shumë të vështirë për të shënuar.
Riza: Ekipi sllovak e ndihmoi shumë Spanjën në fitoren e ndeshjes. Kështu që në aspektin e entuziazmit që sjelle fitorja është diçka pozitive. Kundërshtari e pret atje, që është Kroaci, që ka pasur problematike në grup.
Mendoj se të dyja skuadrat e zgjidhën situatën në ndeshjet e fundit, por tashmë ka vetëm një mundësi sepse ndeshjet janë me kualifikim. Sipas logjikës time tendenca anon nga Kroacia sepse Spanjën e shikoj si një ekip që e ka shumë të vështirë për të shënuar.
