Nikolla: Italia në një formë shumë  të mirë, faza e 1/8 do të jetë më emocionuese

Në ''Euro 2020" në RTV Ora, gazetari i sportit Ervin Nikolla u shpreh se Italia është në një formë shumë  të mirë në këtë Kampionat Evropian.

Ai tha që Evropiani është në fillim dhe skuadrat favorite nuk tregojnë gjithë potencialin e tyre dhe surprizat do të vijnë në fazën 1/8.

Nikolla: Unë si tifoz jam shumë i lumtur sepse momentalisht Italia është në një formë shumë  të mirë. Ka shumë vite që nuk kemi parë një Itali të tillë sulmuese dhe që premton shumë.

Sigurisht që Evropiani është në fillim dhe skuadrat favorite nuk tregojnë gjithë potencialin e tyre. Besoj se faza e 1/8 do të jetë më emocionuese. Kemi akoma shumë për të parë në sfidat me eliminim.