Pasmaçiu: Skuadra italiane surprizë, po luan një lojë tiki-taka, ngjashëm me Spanjën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 19:40
Në ''Sport Magazinë 2020'' në Ora News, futbollisti i Tiranës, Jurgen Pasmaçiu u shpreh se skuadra Italia ka surprizuar me lojën e saj.
Talenti i Tiranës tha se skuadra italiane ka filluar të bëjë një lojë tiki-taka ngjashëm me Spanjën, gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë më parë.
Pasmaçiu: Momentalisht jam me të rinjtë e Tiranës dhe këtë sezon kam bërë 7 gola. Për mua skuadra Italia ka surprizuar me lojën e saj. Ka filluar të bëjë një lojë tiki-taka që nuk e ka bërë kurrë më parë.
Unë në fakt jam në mbështetje të Francës, por Italia e ka ndryshuar totalisht lojën. Bëjnë shumë presion dhe qarkullojnë shumë mirë me topin, ashtu sikurse Spanja dikur.

