Çalhanoglu mesazh Milanit pas “tradhtisë”, firmos për 3 vite me Interin

Hakan Çahanoglu është një lojtar i Interit. Mesfushori turk pas 4 sezonesh te Milani kalon në anën tjetër të Milanos, për të cilën e quajnë tradhtar dhe ka firmosur për 3 sezone me pagë.4.5 mln euro vitin e parë dhe 5 mln euro dy sezonet e tjera.

Lojtari që erdhi nga Leverkusen te Milani në 2017, luajti në total 172 ndeshje dhe shënoi 32 gola me fanellën kuqezi dhe tani duhet të shënojë me fanellën tjetër për 3 vitet e ardhshme.

Lojtari përmes një video u përshëndet me Milanin me një mesazh “Faleminderit për gjithçka” dhe nga 1 Korriku zyrtarisht do të jetë gati për aventurën e re me Interin.

Çalhanoglu mesazh Milanit pas “tradhtisë”, firmos

27-vjeçari kaloi sot vizitat mjekësore me zikaltërit dhe për të tashmë Inzaghi e ka planin gati teksa do të jetë pasuesi i Eriksen por me një rol si Luis Alberto te Lazio, më i lirë dhe më i avancuar.