Nga nesër autobusët me targa shqiptare kalojnë lirshëm kufirin drejt Greqisë

Nga dita e nesërme autobusët me targa shqiptare do të mund të kalojnë normalisht drejt Greqisë njofton dogana greke e Kakavijës.

 Ky vendim i hap rrugën linjave të transportit të udhëtarëve të cilat kanë qëndruar të mbyllura për shkak të situatës pandemike dhe masave të marra nga qeveria greke 16 muaj më parë.

Deri më sot ata qytetarë shqiptarë që kanë shkuar në Greqi pa automjetin e tyre, iu është dashur të marrin autobusët e kompanisë shtetërore KTEL nga Kakavija në Janinë e më pas në destinacione të tjera brenda Greqisë.