‘Euro 2020’/ Xhumba: Në finale do shkojë Belgjika dhe Franca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 17:15
Arjan Xhumba, në një lidhje me ‘Skype’ që ka bërë për emisionin ‘Sport Magazinë”, është shprehur se në finale do të shkojë Belgjika dhe Franca.
"Kanë futbollin e tyre. Kam ardhur që në vitin 2012 shkova në Greqi dhe më pas erdha sërish në Australi. Ka ndryshim, janë orare të ndryshme. Kam pasur ekipe futbolli, por kemi pasur probleme me Covid-19.
Mendoj që ekipet në finale do të jenë Belgjika dhe Franca. Kombëtarja është nderi më i madh i futbollit në jetën time. I vetmi ekip që kam qenë 17 vjet është kombëtarja."
