Allyson Felix siguron pjesëmarrjen e pestë në Olimpiadë, dështon Gatlin
Një lajm i mirë dhe një i keq për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë shteti favorit për të marrë më shumë medalje ari në Olimpiadën e Tokyos.
Në kampionatin vendas, US Trials, kampionia dhe legjenda Allyson Felix siguroi një vend në Lojërat Olimpike falë vendit të dytë në garën e 400 metrave për femra me kohën 50.02 sekonda.
35-vjeçarja do të garojë për herë të pestë në një Olimpiadë dhe ky është një rekord i jashtëzakonshëm për të teksa deri mësot numëron 6 medalje olimpike të arta dhe me kualifikimin e arritur mund të arrijë deri në 10 medalje.
Ndryshe nga herët e tjera, për Felix do të jetë Olimpiada e parë si nënë pasi në 2018 solli në jetë vajzën Camryn të cilën nuk nuk mund ta marrë me vete për shkak të rregullave të forta anti-covid.
Ndërkohë që vrapuesja legjendare ia arriti, një zhgënjim ishte ish kampioni olimpik në 100 metra, Justin Gatlin. 39-vjeçari u rendit i fundit në US Trials madje i dëmtuar dhe tashmë do t’i ndjekë nga televizori shokët e tij.
Nga SHBA, favorite për të fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Tokyos është Trayvon Bromell i cili fitoi edhe US Trials në 100 metra përpara Ronnie Baker et Fred Kerley.
