"Euro 2020”/ Cenkollari: Jam tifoze e Italisë, ekipi ka organizim

E ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Rea Cenkollari është shprehur se është tifoze e Italisë, pasi sipas saj kjo skuadër ka një organizim shumë të mirë të ekipit.

“Jam tifoze e Italisë, vlen për t’u përmendur fryma e re që ka sjellë Roberto Mancini , ka një organizim shumë të mirë të ekipit. Më pëlqejnë mënyra se si luajnë, se si kordinohen.”