Foto/ Zbulohet “sozia” e kryeministrit Johnson, një foshnjë 4 muajshe

Një nga foshnjat më të famshme në Britaninë e Madhe është David Doronina 4 muajsh dhe dallohet për flokët e tij të shumtë dhe biond.

Foshnja katër muajshe ndryshe njihet dhe si “sozia”, e kryeministrit britanik Boris Johnson.

Prindërit e tij ndalohen në rrugë nga të panjohur që komentojnë për pamjen e tij.

Mamaja e re, Tatiana Doronina, tha: "David është si i famshëm. Të gjithë po çmenden për pamjen e tij. Njerëzit e krahasojnë me Boris Johnson kur e shohin atë."

Edhe infermieret që e panë kur lindi thanë se ai ngjante me kryeministrin.

Pas komenteve në spital, babai Ruslan, 43 vjeç sugjeroi që ta quanin Boris.

Por Tatiana refuzoi dhe në vend të kësaj ata zgjodhën ta quanin Shën David sepse ai kishte lindur në ditën e shenjtit mbrojtës të Uellsit.

Foto/ Zbulohet “sozia” e kryeministrit Johnson, një

Të dy prindërit e tij kanë flokë të errët kështu që nuk prisnin që David të ishte biond, edhe pse Tatiana në të vërtetë kishte parë një ëndërr për të, shkruan metro.co.uk.

Foto/ Zbulohet “sozia” e kryeministrit Johnson, një
Davidi dhe mamaja e tij Tatiana