Krim zgjedhor, gjykata dënon me burg 21 komisionerët e dosjes "339/1" në Durrës
Gjykata e Durrësit ka vulosur shitblerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke dënuar vetëm komisionerët dhe votuesit që kanë hedhur fletën në më shumë se një herë.
Me vendimin e marrë këtë të hënë në qeli do të mbesin 21 persona prej të cilëve 19 janë komisionerë.
Amelin Zeza ka marrë dënimin më të rëndë me 4 vite, dënim ku u akuzua për falsifikim të materialit zgjedhor dhe votim më shumë se një herë.
Të njëjtën akuzë kishte dhe Shpëtim Marku por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa i shkon në 1 vit e tetë muaj.
Ndër të dënuarit, 19 janë komisionerë, ndër ta në tre komisione 2 kryetarë, 5 komisionerë dhe një sekretar janë të PD.
Ndërsa prej PS është një kryetar, 2 sekretarë dhe 4 komisionerë. Nga LSI janë dënuar tre komisionerë dhe po aq nga PR.
Në përgjimet e publikuara nga "Bild" u zbuluan biseda me grupe kriminale për blerjen apo sigurimin e votave për PS. Po ashtu në to shfaqet dhe komunikimi mes ish- kryetarit të bashkisë Vangjush Dako si dhe Altin Avdylajt i njohur edhe si "Niçja".
Niçja me vendim të GJKKO u dënua me 6.8 vite burg me akuzën për trafikun e lëndëve narkotike në dosjen "339".
Për shkak se gjatë përgjimeve u zbuluan biseda për zgjedhjet, Prokuroria hapi dhe fraksionin "339/1".
Të dënuarit dhe vitet e marra
-Shpëtim Marku dënohet 2.6 vjet ulet në 1.8 vjet
-Redi Hysa 2.6, i mbeten 1.8 vjet
-Indrit Bici 2.6 vjet i mbeten 1.8
-Orkida Lala 1.6 mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
-Jakup Bregu 2.6 vjet i mbeten 1.8
-Qemal Domi dënohet me 3 vjet i mbeten 2 vjet dënim plus 4 vjet me kusht
-Qemal Domi dënohet me 1.6 muaj i mbetet 1 vit
-Amarild Zeza dënohet me 4 . 6 muaj i mbeten 3 vjet
Të gjithë te tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie ju mbeten 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.
Përveç dënimit me burg gjykata Durrës ka vendosur të dënojë edhe me heqjen e të drejtës se ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet të gjithë ish komisionerëve.
Ishin në akuzë
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR







