Ndahet nga i shoqi që e rrihte, 42-vjeçarja turke e feston divorcin me fishekzjarre dhe daulle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 20:16
Ndryshe nga shumë përfundime divorcesh, kjo 42-vjeçare turke ka bërë diçka shumë të veçantë pasi ka dalë nga dera e gjykatës.
Ajo pasi ka lënë ambientet e ka bërë festë të me të afërm të saj në lagje pas ndarjes nga bashkëshorti.
Çilem Ulkerler, ka përfunduar me sukses procesin gjyqësor për ndarjen nga bashkëshorti, dhe një gjë e tillë duket se e ka gëzuar aq shumë se ndarja të festohet me fishekzjarre dhe daulle.
Ajo e quan si fitore përfundimin e procesit gjyqësor, madje dhe muzikanti i thirrur në ceremoni, deklaron që është hera e parë që merr pjesë në një koncert të tillë.
Çilem është nënë e dy fëmijëve, ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh.
Arsyeja e ndarjes sipas medieve, ishte dhuna sistematike dhe problemet ekonomike të çiftit.
