Çuçlli: Gjermaninë dhe Italinë shoh pretendente për të fituar kampionatin

I ftuar në ‘Sport Mgazinë”, trajneri Nikolin Çuçlli, ëhstë shprehur se pretendente për të fituar kampionatin evropian për këtë sheh Gjermaninë dhe Italinë.

"Vetëm katër skuadra janë që mendoj se do të jenë pretendente. Të parën shoh Gjermaninë, ka një rup shumë të mirë, ka lojtarë shumë të fortë, në të njëjtën nivel është dhe Italia. Janë nacionalistë për atë që bëjnë. Ndërkohë shumë shtete si Belgjika apo Franca kanë pasur probleme, ka pasur pakënaqësira dhe kjo është një pengesë shumë e madhe."