Calhanoglu nga Milani te Interi, mësoni “tradhtarët”e tjerë që ndryshuan fanellë
Hakan Calhanoglu e konfirmoi persinalisht se ka arritur akordin me Interin dhe se sezonin tjetër do të luajë me ngjyrat zikaltër. Një transferim shokues sidomos për tifozët që prej vitesh e kanë parë me ngjyrat kuqezi por turku nuk është i vetmi e nuk do të jetë as i fundit që bën këtë lëvizje.
Më përpara ka patur shumë lojtarë që kanë kaluar nga ngjyrat kuqezi te ato zikaltër por edhe anasjelltas. Le t’i marrim me radhë.
MARIO BARLUZZi, nga Milan te Interi në 1967, portieri kishte fituar një Kupë Kampionësh me kuqezinjtë.
FULVIO COLLOVATI: nga Milan te Interi në 1982, mbrojtësi luajti 167 ndeshje me zikaltërit.
ALDO SERENA: nga Milan te Interi në 1983, ish sulmuesi ka luajtur në total 223 ndeshje dhe 78 gola me zikaltërit.
ANDRES GUGLIELMINPIETRO: nga Milan te Interi në 2001, mesfushori u shkëmbye me Brocchin dhe luajti 48 herë me zikaltërit.
FRANCESCO COCO: nga Milan te Interi në 2002, mbrojtësi u përfshi në shkëmbim me Seedorf dhe luajti vetëm 42 ndeshje me zikalotërit.
THOMAS HELVEG: nga Milan te Interi në 2003, mbrojtësi danez pasi fitoi me Milanin, kaloi te zikaltërit dhe luajti 32 ndeshje.
ANTONIO CASSANO: nga Milan te Interi në 2012, sulmuesi i famshëm Italian luajti vetëm një sezon dhe shënoi 9 gola në 39 ndeshje.
ILARIO CASTAGNER: nga Milan te Interi në 1984, është trajneri i parë që bëri një lëvizje të tillë.
LEONARDO: nga Milan te Interi në 2010, braziliani pas një viti në stolin kuqezi u mor në mes të sezonit si pasuesi i Benitez te zikaltërit.
Ndërkohë ka edhe lojtarë që kanë bërë rrugën e kundërt, nga Interi te Milani dhe janë shumë.
GIUSEPPE MEAZZA 1940
NEVIO SCALA 1975
NAZZARENO CANUTI 1982
GIANCARLO PASINATO 1982
ALDO SERENA 1982 e 1991
MAURIZIO GANZ 1997
TARIBO WEST 2000
CHRISTIAN BROCCHI 2001
ANDREA PIRLO 2001
CLARENCE SEEDORF 2002
DARIO SIMIC 2002
CHRISTIAN VIERI 2005
GIUSEPPE FAVALLI 2006
AMANTINO MANCINI 2010
SULLEY MUNTARI 2012
GIAMPAOLO PAZZINI 2012
MATIAS SILVESTRE 2013
Ndërkohë që shumë lojtarë ndërkohë kanë luajtur edhe me fanellat e të dyja skuadrave:
ROBERTO BAGGIO (Milan 95-97, Inter 98-00)
CHRISTIAN PANUCCI (Milan 93-97, Inter 99-00)
DOMENICO MORFEO (Milan 98-99, Inter 02-03)
EDGAR DAVIDS (Milan 96-98, Inter 04-05)
HERNAN CRESPO (Inter 02-03 e 06-08, Milan 04-05)
PATRICK VIEIRA (Milan 95-96, Inter 06-10)
RONALDO (Inter 97-02, Milan 07-08)
ZLATAN IBRAHIMOVIC (Inter 06-09, Milan 10-12)
MARIO BALOTELLI (Inter 07-10, Milan 13-16)
ANDREA POLI (Inter 11-12, Milan 13-17)
LEONARDO BONUCCI (Inter 05-07, Milan 17-18)
