Riza: Italia ka treguar që është ekipi me komponentët fizikë më të mirë të mundshëm deri tani
Italia ja ka dalë që ta mbyllë fazën e grupeve me pikët e plota, me 9 pikë. Ka luajtur sot përballë Uellsit dhe ja doli të marrë një fitore me rezultatin 1-0.
Florian Riza, i ftuar në studion e RTV Ora me moderatoren Albana Bejko u shpreh se Italia deri tani është ekipi që ka lojtarët më në "top formë."
"Ajo që pritej, tani ndryshoi plotësisht formacioni dhe ajo që u pa qartë është që ai është një ekip i tëri i mirë. Luajtën po me të njëjtin ritëm, po me të njëjtën dëshirë pavarësisht se në finalizim nuk arritën të sulmonin. Ata janë një shpresë e madhe që Italia për çdo dëmtim kanë një lojtar alternativ jashtëzakonisht në formë. I gjithë ekipi është në top formë dhe në raport me ekipet e tjera Italia ka treguar që është ekipi me komponentët fizikë më të mirë të mundshëm deri tani. Janë të gjtihë lohtarët që nga minuta e parë deri në të fundit vrapojnë shumë dhe janë në kërkim të topit të kundërshtarit. Nuk gjen asnjë minutë lodhje te asnjë prej tyre," tha Riza.
