Silvana Bushatit ka një kërkesë për kryeministrin Rama: Të lutem investo për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2021, 23:40
Silavana Bushati, e ftuar në studion e Rtv Ora me moderatore Albana Bejko, teksa komenton për kampionatin "Euro 2020" bën një thirrje për kryeministrin Rama. Ajo kërkon që të investohet më shumë për rininë dhe sportin, në mënyrë që mos largohen talentet nga Shqipëria, siç po ndodh me Xhakën dhe Shaqirin, të cilët luajnë për Zvicrën.
"Do i thoja kryeministrit tonë që të lutem investo për rininë, të investojë për sportin, që një ditë, ndoshta jo brezi jonë, por të paktën fëmijët tanë të kemi një kombëtare si të huajt, të dëgjohet himni jonë në finale si europiani apo botërori. Investo sepse është më mirë për rininë që po shkon drejt degradimit. Pse mos ishin (Xhaka, Shaqiri) në ekipin tonë, pse mos luanin për Shqipërinë?"

