Franca merr një goditje, Dembele e mbyll zyrartisht me Europianin
Përpara ndeshjes me Portugalinë, një sfidë thelbësore për fatin e Francës, Didier Deschamps merr një lajm aspak të mirë nga infermieria.
Sipas stafit mjekësor të kombëtares, Dembele pësoi një goditje në kupën e gjurit në sfidën me Hungarinë dhe prognoza e rikuperimit është e gjatë aq sa lojtari nuk mund të luajë më në këtë Kampionat Europian.
Dembele ishte një alternativë shumë e vlefshme për skemat e Deschamps dhe u pa me aktivizimin e tij ndaj Hungarisë ku goditi shtyllën dhe ndryshoi lojën e “gjelave”. Mjekët konfirmuan se të paktë do të duhen 3 javë që ai të rikthehet të vrapojë ndaj dhe shanset për të luajtur sërish janë zero.
Dembele as nuk do t’i lejohet sipas rregullores që të qëndrojë në grumbullim dhe sot ai do të largohet nga kombëtarja franceze për të vijuar me programin e rikuperimit fizik.
