"Më jep një koment për...", Sulçe: Për fustanin? Super, të shkon e zeza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2021, 22:39
Në studion e RTV Ora nuk mungojnë as batutat gjatë komentimit të ndeshjeve të "Euro 2020."
Moderatorja Albana Bejko e ka pyetur Altin Sulçen se çfarë mendon për Zvicrën, e ndërsa përgjigjja nuk e la as të përfundonte fjalinë ai u përgjigj: "Për fustanin? Super! Të shkon e zeza."
Bejko u përgjigj se "e zeza i shkon gjithmonë."
Ndërsa Silvana Bushati e ka ndërprerë duke i thënë se duhet thënë që Bejko është një moderatore e mirë-informuar për sportin.
