Calhanoglu e kthen në ankand, Milan e Inter duelojnë për mesfushorin

Hakan Calhanoglu vijon ta mbajë peng Milanin dhe po luan me shumë porta. Mesfushori turk më 30 qershor do të jetë nje lojtar i lirë nëse nuk rinovon kontratën me Milanin dhe për të tani në skenë ka hyrë Interi.

Rivalët zikaltër kanë nisur bisedimet me agjentin e tij duke bërë një propozim më të mirë financiar se kuqezinjtë, kontratë 3-vjeçare me 5 mln Euro neto në sezon.

Maldini nga ana tjetër nuk pranon që të ulet ndaj kërkesave të lojtarit dhe i qëndron ofertës prej 4 mln euro në vit dhe me kaq kuptohet që turku duket se do të marrë drejtimin tjetër në Milano, atë të kampionëve të Italisë.

Calhanoglu do të ishte alternative e nevojshme për Interin duke parë çështjen Eriksen i cili zor se do të luajë më me zikaltërit e gjithashtu Marotta po përgatit edhe largimet e Nainggoilan, Vecino ndaj dhe një lojtar si mesfushori turk duhet patjetër.