Video/ Mancini dhuron spektakël, në stol ka “sherr” mes lojtarëve

Italia arriti rezultatin e 30-të radhazi pozitiv nën drejtimin e Mancinit i cili ka ngritur kombëtaren aty ku e meriton por edhe vetë trajneri dha spektakël në ndeshjen ndaj Uellsit.

Si ish sulmues, në pjesën e parë të ndeshjes bëri një gjest fantastik sportiv teksa gjuajti me shumë klas topin që po vinte në ajër. Gjuajta e Mancinit sigurisht që u shoqërua me ovacion nga tifozët në “Olimpico”, që tregon edhe njëherë se aftësitë e tij sulmuese ende nuk i ka harruar...

Ndërkohë edhe në stolin e Italisë pati spektakël ose një “sherr” të vogël mes Barellës dhe Locatellit. Të dy titullarë por të lënë në stol për të pushuar, ata u grindën duke luajtur pasi Barella e ngacmoi duke e hedhur maskën. Locatelli u përgjigj me nervozizëm ndërsa momentet u bënë virale në rrjetet sociale.