Video/ Ka surpriza dhe gola në Copa America, humbet Kolumbia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 09:25
Në ndeshjet e treta të Copa America pati dy rezultate surprizë por ndeshjet ishin shumë të bukura dhe me gola.
Surpriza e madhe ishte humbja e Kolumbisë përballë Perusë me rezultatin 1-2 edhe pse dominuan me lojë. Sergo Pena hapi serinë e golave duke shënuar në 17' dhe në 53' u vendos barazpesha me Miguel Borja.
Një autogol i qendërmbrojtësit Mina në 64' fundosi Kolumbinë që pëson kështu humbjen e parë në Copa America.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Venezuela që vinte pas një barazimi surprizues me Kolumbinë, ndali kësaj radhe Ekuadorin që ishin favoritë por me një rezultat spektakolar 2-2.