Mancini: Më mirë se kaq nuk mund të bënim, ua dedikojmë tifozëve
Me suksesin ndaj Uellsit, Italia u kualifikua në 1/8 e gjithashtu shënoi edhe një tjetër rekord, ose më saktë barazoi një rekord, atë të Vittorio Pozzo në 1935 e largët me 30 rezultate rresht pozitive. Për këtë arritje Mancini nuk u shpreh entuziast pasi tha se i mungojnë trofetë ndërsa për ndeshjen dhe kualifikimin është shumë i kënaqur.
“Për momentin jam ende mbrapa, Pozzo ka fituar shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Ne i themi mirupafshim Romës dhei falënderojmë për atë që kanë bërë në mbështetje të skuadrës. Këtë fitore ia kushtojmë të gjithë djemve dhe fëmijëve që kanë vuajtur kaq shumë gjatë këtij viti e gjysmë. Ata e meritojnë atë më shumë”.
Lidhur me fazën tjetër, atë me eliminim direkt, Mancini i ka idetë e qarta.
"Të gjithë ata që kalojnë raundin dhe shkojnë në 1/8 janë në garë për të fituar Europianin. Edhe ne kemi vështirësi, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Eshtë e gabuar të mendosh se të gjitha ndeshjet mund të fitohen sepse të gjitha janë kombëtare, nuk do të jetë e lehtë për ne”, përfundoi trajneri i “azurrëve”.