Mehmeti : 99% e trajnerëve nuk janë të vërtetë në konferencat për shtyp
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2021, 21:21
I ftuar në emisionin "Sport Magazinë Euro 2020" Mehmeti shprehet se trajnerët e ekipeve nuk janë të sinqertë në ato që thonë në konferencat për shtyp.

"Duke pasur dhe ti eksperiencë në gazetarinë sportive e di shumë mirë këtë. Pothuajse 99% të trajnerëve nuk janë realë në ato që thonë në intervista. Kjo është pyetje retorike , sepse ti e di përgjigjen. Normalisht nuk janë të sinqertë në atë që thonë."

