Bushati: Ështe e tmerrshme,në Shqipëri luhen ndeshje pa arbitra

Në studion e Rtv Ora,me moderatore Albana Bejko, Silvana Bushati flet rreth kushteve të zhvillimit të ndeshjeve në Shqipëri, duke theksuar se në vendin tonë bëhen ndeshje pa arbitra.

"Si ka mundësi janë gjithë këto ekipe, të paktën femrat të ngrenë zërin e të thonë që s'kanë dushe. Kur unë e kam bërë këtë, kanë thënë që i keni të gjitha kushtet. Si i ke ti kushtet kur luan për 200 mijë lekë të vjetra, pra një lojtare shumë e mirë. Dhe prapë i shënojnë asaj, po ne i kemi të gjitha kushtet në Shqipëri. Ka ndeshje që luhen pa arbitra, që kjo nuk lejohet në asnjë vend të botës. Në Shqipëri ndodh. Është e tmerrshme. Mund ta nxjerr edhe me fakte."