Gilmour del me covid te Skocia, Anglia në ankth për lojtarë të infektuar
Skocia humbet Billy Gilmour për të paktën një ndeshje, atë të fundit dhe deçizive ndaj Kroacisë pasi ka rezultuar me covid-19 por frika dhe ankthi ka përfshirë edhe kombëtaren angleze.
Mesfushori i talentuar u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes në derbin ndaj Anglisë që përfundoi në barazim dhe duke qenë se luan në Premier League ai u pa duke u përqafuar me disa lojtarë të skuadrës së Southgate.
Tashmë “Tre Luanët” i ka kapluar ankthi dhe në pritje të rezultateve të menjëhershme të testeve pasi ekziston mundësia që Mount dhe Chilwell të mund të jenë infektuar.
Të dy këta të cilët aktivizohen te Chelsea janë shokë skuadre me Gilmour dhe dolën të përqafuar në fundin e ndeshjes në “Wembley” e gjithashtu disa të tjerë i dhanë dorën.
Lajmi i mirë është se Skocia nuk ka asnjë rast tjetër pas testeve të kryera dhe në ditët në vijim do të kryhen rregullisht teste PCR.
