Euro 2020/ Nami në Kosovë për Xhakën dhe Shaqirin , Thaçi: Pas Shqipërisë dhe Kosovës ne mbështesim Zvicrën
Edmond Thaçi, President i Unionit të Gazetarëve Sportiv në Kosovë, pohon për emisionin "Sport Magazinë Euro 2020", me moderatorë Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, se tifozët e Kosovës pas Shqipërisë mbështesin Zvicrën.
Thaçi thekson se "Gjithmonë kur luan Zvicra, pas kombëtares së Shqipërisë edhe të Kosovës, i gjithë komuniteti sportiv është pranë ekraneve televizive për ta përkrahur Zvicrën. Ndoshta qyteti i lindjes i Xherdan Shaqirit Gjilan (Zhegra), është masivizuar për të mbështetur. Në Prishtinë e përkrahin Zvicrën dhe Granit Xhakën. Restorantet janë plotë për të përkrahur Zvicrën."
Sot Zvicra fitoi 3-1 kundrejte Turqisë, falë golit të Seferoviq dhe dy golave të Shaqirit.
Me dy golat e shënuara sot, Shaqiri është shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

