Euro 2020/ Ja kush është lojtari inteligjent: Para se t'i vijë topi ai e ka gjetur zgjidhjen

Trajneri, Dritan Mehmeti i ftuar në emisionin "Sport Magazinë Euro 2020", me moderatorë Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, teksa flet për rëndësinë e shpejtësisë së lojtarëve, i referohet futbollistit francez, Zinedine Zidane.

Euro 2020/ Ja kush është lojtari inteligjent: Para se t'i

Ai thotë se Zinedine ka qenë një lojtar i shpejtë mendërisht, por jo fizikisht, pasi ai e lexonte fushën dhe vepronte paraprakisht.

"Në futbollin modern nuk kërkojmë atletë, normalisht mendojmë që duhet të jesh i shpejtë në hapësirën dhe në kohë.

Po ti referohemi një lojtari shumë të fortë siç është, Zinedine Zidane, ai ka qenë shumë i ngadaltë në aspektin e cilësive fizike por ishte shumë i shpejt mendërisht. E mendonte para kohe se çfarë do të vepronte. Në impulsin neuromuskular, ai e ka studiuar situatën dhe para se të vijë topi ai e ka gjetur dhe zgjidhjen. Këto janë shpejtësi mendore që bëjnë diferencën", shprehet trajneri.