Itali-Uells/ 14 mijë tifozë në stadiumin e 'Olimpico', Roma përforcon masat e sigurisë për tifozët e zjarrtë anglezë

Italia me Uellsin janë duke zhvilluar ndeshjen në stadiumin 'Olimpico' në Romë.
Ndeshja po ndiqet nga 14 mijë tifozë, ndër të cilët 9 mijë janë italianë dhe 5 mijë ndërkombëtarë, informon gazetarja Alba Kepi, nga Italia për emisionin "Sport Magazinë Euro 2020", me moderatorë Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.

Itali-Uells/ 14 mijë tifozë në stadiumin e 'Olimpico',

Gazetarja thotë se policia e Romës ka shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për të evituar përplasjet e mundshme, pasi tifozët anglezë njihen për natyrën e tyre shpërthyese.

"Kemi rreth 9.000 tifozë italianë dhe 5.000 tifozë ndërkombëtarë, të cilët kanë hyrë në shkallët e stadiumit 'Olimpico' . Ndërkohë tifozët nga Uellsi janë vetëm 400, pasi masat kufizuese anti-Covid i kanë penguar të vijnë në Romë. Është vënë re një cilësi më e lartë e sigurimit, pasi tifozët anglezë janë mjaft gjaknxehtë, si pasojë ka shumë forca të policisë për kontrolle në rrugët kryesore apo në monumentet kryesore të Romës, për të evituar përplasjet e mundshme", shprehet gazetarja e Ora News.