Euro 2020/ Për tu marrë shembull, tifozët e Skocisë pastrojnë me veshje tradicionale sheshin para derbit britanik

Tifozët Skocezë, të cilët ishin në Londër për derbin britanik me Anglinë në Ëembley, dhanë një shembull për tu ndjekur nga të gjithë.

Rreth 22,000 skocezë udhëtuan për në Londër, me vetëm 2,600 prej tyre që kishin bileta për ndeshjen. Si rezultat, ata u mblodhën në një shesh qendror të qytetit për të treguar mbështetjen e tyre për grupin e tyre.

Euro 2020/  Për tu marrë shembull, tifozët e Skocisë

Kur tubimi u shpërnda, peizazhi ishte dëshpërues, me qindra mbeturina (kryesisht qese plastike dhe kanaçe birre ose pije freskuese) të hedhura.

Fotografitë që u publikuan tregojnë se disa tifozë kanë qëndruar në vend dhe kanë ndihmuar në pastrimin e sheshit, të veshur me rroba tradicionale.