Interi rinovon me drejtuesit, Eriksen ndryshon merkaton

Situata jo e mirë financiare e kampionëve të Italisë shkaktoi shumë zhurmë madje përflitej se Administratori i Deleguar, Marotta po bën gati largimin për t’u rikthyer te Juventusi.

Presidenti Steven Zhang duket se ka kaluar në kundërsulm dhe nuk e mendon aspak një lëvizje të tillë madje ka nisur bisedimet për rinovimin e drejtuesve të sektorit të futbollit në bllok. Bëhet fjalë për Marottën, Dr. Sportiv, Ausilio, ndihmësin e tij Baccin dhe shefin e zbulimeve të talenteve, Samaden ku të gjithë do të hedhin firmat në kontratat e reja deri në vitin 2024.

Një lëvizje e qartë e Interit që synon të lërë pas vitin e vështirë nga pandemia dhe të ruajë një ekip kompetitiv për Serinë A dhe Championsin.

Çështja Eriksen tashmë po diskutohet mes drejtuesve dhe deri në shtator ose tetor nuk do të ketë asnjë të re dhe më pas do të kuptohet nëse danezi do të mund të luajë më në Serinë A për shkak të defribilatorit të vënë në zemër..

Fantazisti ka ndryshuar edhe planet me objektivat në merkato ku i riu Agoume nuk do të largohet ndërsa Nainggolan është bllokuar deri në një moment tjetër nga Ausilio. Vecino po bën gati valixhet pasi do të shitet ashtu si Vidal dhe për të dy këta duhet të vijnë zëvendësues pasi momentalisht janë vetëm Barella, Brozoviç, Gagliardini e Sensi në dispozicion të trajnerit Inzaghi.

Ajo që është e sigurtë tashmë është shitja e Hakimi për të financuar merkaton dhe për të rregulluar bilancin e klubit.