Jo vetëm blerje, Vllaznia njofton rinovimin me mesfushorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2021, 13:00

Pasi barazoi miqësoren e parë me Buduçnost 1-1, Vllaznia njofton një tjetër “përforcim” për sezonin e ardhshëm. Klubi shkodran bëri të ditur se mesfushori Joart Jonuzi ka firmosur edhe një sezon me Vllazninë duke vijuar kështu aventurën që kishte nisur e madje do të jetë i gatshëm edhe për sfidat në Conference League.
Jonuzit i kishte skaduar kontrata me klubin dhe pas konfirmimit të Brdariç në stol u vendos edhe që lojtari të vijojë me Vllazninë edhe për sezonin tjetër.
Kujtojmë që deri tani shkodranët kanë bërë 3 goditje në merkato, dy mbrojtësit Egzon Shimaj dhe Bulatoviç dhe sulmuesin maqedonas, Fahrudin Djurdjeviç.
