Debati Meta-Rama/ Presidenti refuzon ministrat vetëm kur s’kanë kriteret

Kushtetuta i njeh Presidentit rol aktiv, në procesin e emërimeve të ministrave, por me përjashtim të Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, ai nuk mund të verifikojë kritere politike, por vetëm kushtetuese.

Vendimin e zbardhur për interpretimin e nenit 98 pika 1 të Kushtetueses, Gjykata Kushtetuese, parashtron despozita për të shmangur konfliktin institucional presidencë-qeveri, i cili ndodhi në emërimin e Sandër Lleshajt apo Gent Cakajt, i cili u propozua si ministër i jashtëm. Gjykata çmon së në disa raste ku vetë Presidenti ka role specifike ai mund të ketë edhe komente politike.

Në këtë pikë kreu i shteti përtej kritereve kushtetuese mund të verifikojë edhe kritere politike për Ministrin e Jashtëm por edhe Ministrin e Mbrojtjes.

“Gjykata bazuar në rolin dhe kompetencat e tij Kushtetuese, në vështrim të neneve 6/1, 45, 69 dhe 103 të Kushtetutës, vlerëson se Presidenti a të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër. Presidenti i komunikon Kryeministrit arsyet e mospërmbushjes me qëllim rishikimin e kandidaturës për kriteret dhe cilësitë kushtetuese të sipër përmenduara. Ndërkohë, Kryeministri rishikimin e kandidaturës e ben nën dritën e mundësisë së korrigjimit të pengesave kushtetuese të kandidatit të propozuar për t’u dekretuar si ministër i Këshillit të Ministrave. Gjykata çmon se verifikimi që bën Presidenti bën për kandidatin e propozuar për ministër është një vlerësim jopolitik, i cili bazohet në përmbushjen e detyrës së tij institucionale.”- thuhet në vendim. 

Gjykata thotë se Presidenti në çdo rast emërimit apo shkarkimit të ministrave duhet të respektojë afatet kushtetuese.

Kjo nuk ndodhi me shkarkimin e Ditmir Bushatit, për të cilin Meta për një kohë të gjatë nuk nxori dekret.