Qytetarët po heqin dorë nga përdorimi në masë i antibiotikëve

Qytetarët po heqin dorë nga përdorimi në masë i antibiotikëve, sidomos pas periudhës se vështirë pandemike. Një konstatim i tillë vjen nga mjekët, të cilët këshillojnë se ky medikament jep efekt vetëm në rast të infeksioneve, ndërsa marrja e shpeshtë ul imunitetin.

Gjatë periudhës së pandemisë, qytetarët shqiptarë janë ndërgjegjësuar për të mos marrë ilaçe pa kriter.

Sidomos antibiotikët, përdorimin e të cilëve kërkojnë ta shmangin sa më shumë, thotë Luiza Metani, mjeke e familjes në Qendrën Shëndetësore nr 6.

“Shoh një ndërgjegjësim më të më madh. Si duket periudha e Covid-19 dhe pasojat e Covid-19, i kanë ndërgjegjësuar qytetarët, për të marrë antibiotikun."

Moshat mbi 30 vjeç janë më të kujdesshëm  për marrjen e medikamenti, por edhe prindërit kur bëhet fjalë për fëmijët.

“Mosha e mesme më shumë, 35-60, por edhe nënat për fëmijët e tyre.”

Efekti anësor më i rrezikshëm është ulja e imunitetit bakterial, ndaj shmangia, kur është e mundur, do të ishte e rëndësishme.

“Efekti anësor më  i rrezikshëm është është ulja e imunitetit bakterial, mund të sjellë diare, rënie të imunitetit.”

Mjekët këshillojnë që antibiotikët të përdoren gjatë infeksioneve.

Ndërsa për virozat këshillohet kur ato agravohen.