Video/ I shpëtoi atentatit pak javë më parë, Edison Begaj kapet në lokal me armë
Edison Begaj, 38-vjeçari që i shpëtoi atentatit që iu bë në sy të fëmijëve më 29 maj, është arrestuar.
Begaj është arrestuar në kuadër të operacionit ‘blic’ të zhvilluar nga forcat RENEA mbrëmjen e sotme, 14 qershor, në Vlorë.
Ora News ka siguruar dhe momentin e arrestimit të Begajt, dhe mësohet se ky i fundit është kapur me armë zjarri.
Shikoni videon: E qelluan ne sy te femijeve
Kush është Edison Begaj?
38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi. Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.
