SPAK-RTV ORA nis përballja në Gjykatë/ Muçi: Janë pasuri të regjistruara, asnjë akt inspektimi të detajuar nga SPAK
Avokati i Presidentit "Yldon Media Group”, Besnik Muçi, thotë se SPAK nuk ka kryer asnjë analizë të mirëfilltë financiare për pasurit e Zotit Ylli Ndroqi për të cilat kërkon konfiskimin në Gjykatën Speciale.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, mbrëmjen e sotme, Muçi u shpreh se edhe tani 10 muaj pas sekuestros së televizionit, SPAK s’ka bërë asnjë inspektim të detajuar, në lidhje me pasuritë e Zotit Ylli Ndroqi.
Besnik Muçi: SPAK nëse nuk bëri dot një analizë sepse kishte kushte emergjence. Këto janë pasuri të regjistruara , kanë licenca, por megjithatë u nxitua në mënyrë rrufe, për ta sekuestruar pasurinë, nuk bëri asnjë analizë financiare. I sekuestroi pasuritë dhe i vuri në sekuestro të shtetit. Pas 10 muajsh ende nuk ka bërë asnjë analizë financiare.
Edhe në kërkesat tona të vazhdueshme për përfundimin në gjyq, përgjigja ka qenë që po kryejmë analizë, ndërkohë që këtu nuk asnjë analizë financiare.
Ose janë konstatuar derdhje tërheqje shumash në llogari bankare, por pastaj? Ky është biznes. Prokuroria nuk ka bërë analizë financiare, por bën konstatime të tilla. Ka pasur 10 muaj në dispozicion nuk ka kryer një akt inspektimi të detajuar, të mirëfilltë."
