Kërkesa për konfiskim e RTV Ora e Ora News/ Avokati: Në shtator i kemi dorëzuar SPAK çdo dokument të detajuar

Avokati i Presidentit të Yldon Media Group, Jordan Daci, shprehet se i kanë dorëzuar SPAK në shator çdo dokument të detajuar dhe të analizuar të çdo prone.

"Hetimi nuk është thjesht çështje detyre, por bazohet në prova shkresore. Provat shkresore nuk i proshuar ne së provat shkresore janë dokumente financiare, për bleren për shitjen. Ne i kemi dorëzuar SPAK që në shator, çdo dokument të detajuar me një analizë që ajo Prokurori kurrë nuk e ka bërë. E them me bindje të plotë që nuk është bërë asnjë analizë shteruese për çdo pronë të saj. Secila pronë ka dosjen personale të saj.  Ylli Ndroqi nuk e ka ditur që do japë në 2021 llogari për ’98 apo 2002. Janë dokumentee të bëra kohë më parë."