"Nuk mund të veprosh në heshtje" Muçi: Çfarë e mundonte Prokurorinë ta bënte hetimin e hapur?
SPAK kërkoi konfiskimin e pasurisë së Presidentit të "Yldon Media Group” zotit Ylli Ndroqi.
Avokati Besnik Muçi e quan një hetim të paplotë. Çdo hap gjatë procesit duhet në bëhet në mënyrë transparente pasi është detyrim ligjor i Prokurorisë.
Akovati Muçi u shpreh se hetimi i plotë mbetet për t'u bërë në Gjykatë dhe shpreson që Gjykata të tregohet e paanshme dhe objektive.
Avokati: "As i plotë, as i paanshëm. Qëkur filloi hetimi, kështu filloi. Ky është një hetim mediatike dhe mesa duket prokurorët kanë rënë në grackën e këtij lloj hetimi dhe unë nuk e di se si është firmosur ky akt. I paanshëm nuk bëhet fjalë, sepse për sa kohë ti më shkel mua si palë të drejtat themelore që është e zeza mbi të bardhën e shkruar dhe nga ju si prokurorë në akt cakto ekspertë dhe bëj pyetje që këtu fillon shkelja. Dhe kjo është shkelje e rëndë edhe e procesit. Sa kohë që ti zhvillon një proces çdo gjë duhet të ishte bërë e hapur. Urdhëro ne kemi këto, çfarë keni ju? Çfarë e mundonte Prokurorinë ta bënte në këtë formë hetimin? Ne kemi gjetur këto pasuri. Të kujt janë ? Është detyrim ligjor, nuk mund të veprosh në heshtje, të vazhdosh të bësh konspiracione. Nuk mund të jetë i plotë hetimi kur ti nuk ke bërë analizë të hollësishme financiare, kur ti nuk bën analizë të detajuar cilat janë të ardhurat nga bizneset dhe fitimi.
Zoti Ndroqi ka diku te 4-5 milion të ardhura fitim, ka mbi 5-6 milion të ardhura nga kreditë bankare, ka diku te 4 ose 5 milionë të ardhura nga shitja e pasurive që janë të dokumentuara me kontratë noteriale dhe pjesa më e madhe e tyre është depozituar në bankë. Ka 500 mijë euro të ardhura nga rrogat, të ardhura nga shitja e mjeteve etj. Të gjitha këto sa kohë që nuk analizohen mund të themi me gojën plot që hetimi nuk është i plotë. Ne na mbetet të bëjmë një hetim të plotë në Gjykatë dhe shpresojmë që Gjykata të tregohet objektive, e paanshme. "
