Avokati i Yldon Media Group: Prokuroria ka përgjysmuar të ardhurat e z. Nroqi, nuk kuptohet si

Avokati i Presidentit Yldon Media Group, Besnik Muçi u shpreh se përfaqësuesit e z. Ylli Ndroqi kanë deklaruar 17 milionë euro të ardhura të tij.

Por ai tha se këtë shumë prej 17 milionë euro prokuroria e ka përgjysmuar duke e çuar vetëm në 8 milionë, ndërsa shpenzimet në rreth 11 milionë euro, kur në fakt sipas Muçit janë 13 milionë euro.

Muçi: Me kaq sa thash unë janë 5.5 milionë euro të ardhurat nga fitimi i Yldonit dhe kreditë bankare. Ndërsa prokuroria thotë se ka 8 milionë të ardhura dhe 11 milionë euro shpenzime, por nuk dalin fare në detaje se si kanë arritur në këtë përfundim. Sepse ky është përfundim shumë i rëndësishëm financiar. Dora e ekspertit është një akt themelor për diçka të tillë këtu.

Vetë eksperti thotë ka 8 milionë euro të ardhura, por ne i kemi paraqitur fakte konkrete për të ardhurat e z. Ndroqi janë 17 milionë euro, por janë përgjysmuar nga ekspertët. Ne i kemi çuar të gjitha dokumentet për të gjitha të ardhurat. Nuk e kuptoj se si janë përgjysmuar këto para. Ne themi se z. Ndroqi ka 13 milionë euro shpenzime.