Muçi: SPAK po kërkon të konfiskojë pasuri të z. Ndroqi që janë trashëgim, apo prona nga 1991, shkelje e rëndë ligji

Avokati i Presidentit Yldon Media Group, Besnik Muçi u shpreh se pasuritë e z. Ndroqi ndahen në 3 kategori.

Avokati tha SPAK po kërkon që të konfiskojë edhe pasuri që janë trashëgim ose dhurime nga shteti qysh nga viti 1991.

Për avokatin një veprim i tillë është shkelje e rëndë e ligjit, pasi SPAK  njih si prona të tilla, të trashëguara dhe kërkon sërish që t'i konfiskojë.

Muçi: Pasuritë e z. Ndroqi ndahen në 3 kategori. Në pasuri të marra nga shteti me burim të ligjshëm. Është kërkuar që të konfiskohet një apartament i privatizuar në vitin 1991. Kërkohet që të konfiskohen pasuri të familjes që i ka trashëgim. Dihet burimi i pasurisë. Po ashtu është kërkuar që të konfiskohen pasuritë e znj. Ndroqi që i ka marrë nga trashëgimia. Këtë e kërkon që ta konfiskojnë, edhe pse nuk rrjedhin nga burime kriminale sikurse pretendohet.

Ato janë prona që vetë SPAK i ka pranuar si të trashëguara. Kjo për mua është një shkelje e hapur e ligjit. Një pjesë e mirë e pasurive janë krijuar me kredi bankare. Sikurse ky televizion dhe akoma ka rreth 2.2 milionë euro nga 5 që pagoi në fillim. Kërkohet që të konfiskohet kjo pasuri. Ky është dyshimi që kjo ka rrjedhur nga një pasuri kriminale. Ndërkohë që fitimi e televizionit janë 2.2 milionë euro dhe për të cilat është paguar tatim fitimi në shtet.