Avokati i sqaron bilancet: RTV Ora e krijuar ligjërisht me kredi, paguan tatim-fitimet në shtet

Avokati i Presidentit Yldon Media Group, Besnik Muçi u shpreh se pasuritë e z. Ndroqi Një pjesë e mirë e pasurive janë krijuar me kredi bankare.

Muçi detajoi se RTV Ora fitimet, shpenzimet dhe kreditë bankarë që janë marrë për televizionin për gjatë viteve, për të cilat tha se janë të gjitha të deklaruara.

Muçi: Një pjesë e mirë e pasurive janë krijuar me kredi bankare. Sikurse ky televizion dhe akoma ka rreth 2.2 milionë euro për të shlyer nga 5 që pagoi në fillim për kredinë. Ku është dyshimi që kjo ka rrjedhur nga një pasuri kriminale? Ndërkohë që fitimet e televizionit janë 2.2 milionë euro dhe për të cilat është paguar tatim fitimi në shtet. Kërkohet që të konfiskohet kjo pasuri, pra RTV Ora se për këtë televizion është kërkuar konfiskim, se Ora News, ka vetëm 30%, nuk është objekt konfiskimi.

Vlera në bilanc e televizionit është 1.6 milionë euro. Të ardhurat janë disa herë më të larta se sa kontabilizimi. Kreditë janë shlyer me të ardhurat e kompanisë dhe janë paraqitur në bilance. Ku është burimi i paligjshëm në krijimin e kësaj pasurie. Është marrë kredi, ka nxjerrë të ardhura dhe po shlyhen kreditë dhe vazhdohet puna. Vlera e kompanisë Yldon Media Group është rreth 2.3 mln euro në bilanc, ndërkohë që Yldoni ka prodhuar qysh nga 2003, 3.2 milionë euro fitim dhe 2.5 milionë euro kredi, pas të cilave është nxjerrë fitimi.