RENEA kontrolle blic në Lungomare, shoqërohen 10 persona, zbarkon edhe në Elbasan, Lushnjë, Fier e Durrës
Dhjetë persona në Vlorë janë shoqëruar në komisariat, në kuadër të operacionit ‘blic’, që është zhvilluar nga RENEA.
Forcat special kanë zbarkuar në Lungumore, ku dhe kanë bllokuar të gjithë qarkullimin rrugor. Ora Neës, mëson se aksioni ka për qëllim arrestimin e personave të cilët lëvizin lirshëm me armë zjarri.
Krahas Lungomares mësohet se aksioni është përqendruar edhe në qytet, ku forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle kryesisht në utomjetet e shtrenjta apo mjetet e pikasura si të dyshuara.
Përveç Vlorës RENEA është duke ushtruar kontrolle të befasishme ne Elbasan, Lushnjë, Fier, e Durrës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë më armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

