Muçi: Prokuroria duhet të na i dorëzonte ne aktet para se t'i çonte në Gjykatë, duket sikur ata punojnë me ligj tjetër
Avokati i Presidentit të "Yldon Media Group” Besnik Muçi u shpreh se me kërkesën për konfiskimin e pasurisë janë njohur ditën e sotme, 14 qershor.
Prokuroria është e detyruar që para se ta çojë dosjen në Gjykatë duhet ta njohë personin të cilit do t'i konfiskojë pasurinë me aktet.
Avokati shprehet se nuk e dinë se provat e dorëzuara janë analizuar nga ekspertët dhe prokurorët dhe do të kërkojnë nga Gjykata që të njihen me aktet.
Avokati: "Ne sot u njohëm me këtë vendim dhe nuk i kemi marrë të gjitha aktet dhe dosjet. Natyrisht tani filloi procesi, ne do shkojmë të marrim të gjitha aktet në Gjykatë, atë që Prokuroria kishte detyrim të na i jepte ne paraprakisht para se at dorëzonte në Gjykatë. Edhe me procedurën civile kur kemi përdorur konfiskimin ne e njihnim personin që i konfiskohej pasuria me aktet. Sot ligji e detyron Prokurorinë të na njohë me aktet dhe duhet të na kishte njohur. Hapi i parë që do marrim, që nesër është t'i kërkojmë Gjykatës të gjitha aktet që ka dorëzuar prokurori, ne nuk e dimë se çfarë konkretisht kanë dorëzuar prokurorët në Gjykatë. Nuk e dimë nëse provat tona janë aty, nuk e dimë nëse provat tona janë analizuar nga ekspertët apo prokurorët. Duket sikur ne punojmë me ligj tjetër, aty punohet me ligj tjetër. Hapi i parë është marrja e akteve dhe më pas do vazhdojmë me procedurat tona. "
